Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri në të “Paekspozuarit” në MCN TV teksa komentoi me shifra procesin e votimit të 25 prillit u shpreh se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë më e madhe se ato të mbajtura në vitin 2017. Ai theksoi se kjo pjesëmarrje e lartë mund të përkthehet edhe në një kërkesë për rrotacion nga ana e populit.

“KQZ ka raportuar deri 1600 por pavarësisht se janë raportuar vetëm gjysma trendi duket qartë, pjesmarrja është më e lartë se në 2017 dhe po themi se treguesi tipik është Tirana ku pjesmarrja është 5 pikë përqindje se në 2017, e përkthyer në shifra nëse në 2017 ishte 49 % tani mund të shkojë rreth 54% apo dhe më sipër. KQZ nuk ka përditësuar të dhëna të fundit pas orës 19:00, ku janë raportuar 642 votimi dhe duket që aty se pjesmarrja do të jetë më e lartë se ato të vitit 2017. Kjo mund të përkthehet edhe një kërkesë për rrotacion nga qytetarët sepse e kanë treguar edhe më parë që votojnë kur duan ndryshimin”, u shpreh Tomorri.

Ndërsa lidhur me identifikimin dhe votimin elektronik, gazetari u shpreh se ajo pavarësisht se ajo ka kushtuar 20 milionë dollar, qytetarët ende nuk dinë se sa ka qenë pjesmarrja në zgjedhje, dhe kjo sipas tij kjo vonesë mund të jetë për të lejuar që njerëzit në terren të bëjnë punën.

“Tenderi për identifikimin dhe votimin elektronik ka kushtuar 20 mln dollarë, tender pa garë me negocim me dyer të mbyllura dhe sot ne jemi në momentin ku ora po shkon 10 dhe ne nuk dimë akoma pjesmarrjen në zgjedhje. Kjo vonesë nuk krijon mundësi manipulimi por taktikë për të inkurajuar njerëzit në terren për të bërë punën. Partitë që ndjejnë se nuk janë të kënaqura përpiqen të mbajnë infoirmacion deri në minutën e fundit”, tha Tomorri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re