Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbyllë çështjen lidhur me proklamatën origjinale të Pavarësisë. Togat e zeza të kryeqytetit kanë rrëzuar ankimimin e avokatit Kujtim Cakrani, për mosfillimin e procedimit penal nga ana e prokurorisë, për humbjen e dokumentit për shpalljen e pavarsisë.

Kallëzimi për gjetjen e dokumentit origjinal të shpalljes së Pavarësisë, fillimisht u depozitua në SPAK nga avokat Kujtim Cakrani. Por në atë kohë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e refuzoi kallëzimin e avokatit Kujtim Cakrani, për humbjen e dokumentit orgjinal të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, të vitit 1912.

SPAK-u vendosi të mos e regjistrojë procesin hetimor, duke shpallur moskompetencë, të cilën e argumentoi me faktin se vepra penale me të cilën është bërë kallëzimi, nuk është në kompetencën e institucionit më të ri të drejtësisë dhe, për këtë arsye, kallëzimi i ka kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Por edhe kjo e fundit nuk bëri regjistrim penal, duke e pushuar çështjen.

Zhduket dokumenti origjinal i “Shpalljes së Pavarësisë”, avokati bën kallzim në SPAK: Të merret në pyetje drejtori i Arkivit, dhe të gjithë paraardhësit e tij

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re