Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar disa shifra sipas të cilave ajo thotë se rrëzon propagandën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt për mbështetjen e rinisë.

“Rinia është e fundit në radhë për prioritet e bashkisë por prapë kjo nuk e bën të ndalet propaganda boshe me kaseta të gatshme. Nga 2014 e deri sot pa llogaritur ata që kanë ikur ilegalisht, të rinj nën 34 vjeç që kanë kërkuar azil ekonomik janë plot 139.995 persona.

Rinia është e zhgënjyer nga qeverisja e dështuar dhe ju ka parë se cfarë keni ofroni në këto 8 vjet në qeveri dhe 6 në bashki. Rinia do jetë në krye të ndryshimit në 25 prill, për të larguar ata që mendojnë vetëm për tu pasuruar vetë!” – thotë Zhupa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re