Banorët e Bulevardit “Zogu i Parë” vazhdojnë të përballen me IMT dhe policinë bashkiake në përpjekjet e tyre jo ligjore për t’i cënuar hapësirën private, duke i mbyllur ballkonet edhe dritaret me hekura metalike.

“Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të banorëve për të gjetur nje zgjidhje që nuk ju cënon pronësinë, hapësirën visuale, hyrjen e ajrit dhe dritës në banesat e tyre.
Veliaj i ka dhënë “Fusha” shpk, 5.1 milionë euro për 600 metra rrugë, edhe këtë projekt e ka nisur dhe tenderuar pa asnjë konsultim publik paraprak që e ka detyrim ligjor. Banorët janë të gatshëm për zgjidhje alternative që nuk i shndërron shtëpitë e tyre në kafaze të Kopshtit zoologjik apo në një burg privat”, shkruan në postimin e saj zëdhenënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Postimi i Ina Zhupës

Shqipëria mund të shpëtohet nga Pandemia e Varfërisë!

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të banorëve për të gjetur nje zgjidhje që nuk ju cënon pronësinë, hapësirën visuale, hyrjen e ajrit dhe dritës në banesat e tyre.

Veliaj i ka dhënë “Fusha” shpk, 5.1 milionë euro për 600 metra rrugë, edhe këtë projekt e ka nisur dhe tenderuar pa asnjë konsultim publik paraprak që e ka detyrim ligjor.

Po ashtu e drejtat e pasurisë së paluajtshme, të hipotekuar nuk mund të cënohet nga Bashkia Tiranë pa konsensusin e banorëve.

Banorët kanë bërë një peticion zyrtar dhe e kanë depozituar në bashki por ende nuk kanë një përgjigje zyrtare.

Gjithashtu kryetari i asamblesë së banorëve, ka bërë një padi në Polici për cënim të pronës private me konsensusin dhe miratimin e banorëve.

Banorët janë të gatshëm për zgjidhje alternative që nuk i shndërron shtëpitë e tyre në kafaze të Kopshtit zoologjik apo në një burg privat.

Veliaj, që sot përfaqëson pakicën, ka për detyrë që përsa kohë uzurpon karrigen e kryebashkiakut të dëgjoj dhe të respektoj të drejtat e banorëve të Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re