Një ditë pas seancës konstituive të parlamentit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve.

Basha ka thirrur në një takim të shtunën kryetarët e degëve të PD.

Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa vjen dy ditë pas vendimit të Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, gjë që ka ngjallur jo pak pakënaqësi mes demokratëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re