Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, me anë të një postimin në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ka humbur të vëllanë.

Mziu shkruan se ceremonia mortore bëhet nesër ditën e shtunë, me datë 04.12.2021, në orën 14:00 në varrezat e Sharrës.

Postimi i Xhelal Mziut:

Me hidhërim të thellë njoftoj për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait tim Rasim Rahman Mziu.
Ceremonia mortore bëhet nesër ditën e shtunë, me datë 04.12.2021, në orën 14:00 në varrezat e Sharrës.
Pritja bëhet në rrugën e Arbërit, Kodër Kamëz (pranë Universitetit Bujqësor).

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re