Një zjarr masiv është aktivizuar mbrëmjen e sotme në afërsi të plazhit të Gjeneralit.

Si pasojë e flakëve janë djegur tre banesa në fshatrat Domen dhe Bardhoj. Ndërkohë që flakët po përhapen në një sipërfaqe të madhe pyjore.

Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa përhapja e flakëve mund të rrezikojë me dhjetëra banesa të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re