Skip to content

Zjarr në garazhin e pallatit, banorët dalin jashtë të alarmuar

Orë paniku për banorët e një pallati në lagjen “1 Maj” në Fier. Një mjet i parkuar në garazhin e pallatit u përfshi nga flakët.

 

Për shkak të zjarrit, u desh që banorët të evakuoheshin  dhe të ndërhynte zjarrfikësja për shuarjen e flakëve.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.