Në një kohë kur vendi po digjet nga zjarret, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të kalojë në “skaner” të gjithë punën e Emergjencave Civile.

 

Audituesit kanë nisur mbledhjen e dokumentacioneve në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhen me Emergjencat Civile në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.

 

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu ka urdhëruar që të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave . Gjithashtu do të auditohen edhe të gjitha pajisjet që janë në dispozicion për rastet e emergjencave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re