Mirela dhe Jurgen Guri, nënë e bir kanë mbetur të lënduar nga zjarri i rënë në apartamentin e Klodian e Hava Osmënaj.

Banesa e tyre ndodhet një kat më lart banesës së familjes Osmënaj, ndërsa zjarri ka deportuar edhe në katin sipër. Mirela dhe Jurgeni ndodhen në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja shëndetësore e Klodianit është e rëndë.

Fax News ka siguruar dhe foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet trupi i viktimës i shtrirë përtokë pa pas ngjarjes së rëndë që tronditi Astirin.

Fqinjët shprehin shqetësimin e tyre për ambientet e pallatit të cilat janë lënë si mos më keq nga mbetjet e shkaktuara nga zjarri të cilat nuk janë lëvizur. Fax News hyri brenda ambientit të djegur, ku asgjë nuk ngjan me një ambient banimi. Vrima nëpër mure e tavane, rroba të shpërdara, krevatë e dyshekë të djegur. Hava Osmënaj punonte si sanitare ndërsa Klodiani rrëfejnë fqinjët e linte shpes pas dere.

Arseni është një komshi i familjes Osmënaj. Dera e apartamentit të tij është shkrumbuar dhe rrëfen për Fax News rrezikun me të cilin janë përballut. Fëmijët e tij të mitur janë edhe sot të tronditur dhe të alarmuar. Ai rrëfen se prej 3 vitesh jeton komshi me Osmënajt, për të cilët thotë se ka kaluar shumë netë pa gjumë si pasojë e zhurmave dhe sherreve të nënë e bir.

“Po është shkrumbuar. Pllakat në korridor, tavani. Ne jemi komshij, aq njihemi. Dëgjohej nga muret zhurma. Nuk është se folte me njeri ai. Nga ora 3 apo kater, është ndier duke bërtitur. Kur e kishte ndez kishte hap derën. Po të kishin dashur me dalë kishin dalë se dera ishte e hapur. Kanë ardhur 4-5 herë policët po nuk ia hapte derën ai. Ishte shumë inteligjent. Asigjo deri më tani. Është investim i madh aty. Vetëm policia që vinte, e mbajshin 1 muaj apo dy javë. Qetësohej për pak kohë. Se di si mund ta linin mes njerëzve. Ne s’mund t’i mbajmë fëmijët brenda se është një budall në pallat. Ishalla po na ndihmon kush, sederi tani as bashkia as shteti”, tha ai.

Irena jeton në katin e 8 të pallatit, dhe pavarësisht distancës, thotë se është zgjuar nga gjumë nga tymi, nxehtësia dhe flakët. Ajo thotë se është lajmëruar pafund zjarrfikësja, policia dhe ambualanca, por për minuta të tëra nuk iu është përgjigjur njeri. Irena i tha Fax Neës, se zjarrëfikësja ka mbërritur më shumë se një orë pasi kishin shpërthyer flakët.

“Një orë e gjys ka vonuar zjarrfikësja. Nuk pranonte të ngjitej lart. Të merren masa për këta persona të tilla që janë lirshëm. Ndërsa ata na thonin në telefon atë avaz keni ju“, tha ajo.

Klodian Osmënaj është shoqëruar disa herë në komisariat, madje është mbajtur edhe me ditë të tëra ndërsa sa herë rikthehej në shtëpi kryente të njëjta veprime. Më shumë e ka vuajtur nëna e tij, pasi rrallë dilte nga banesa.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re