Në vend akoma nuk kanë mbaruar situatat kritike me zjarrin.
Mbi 50 fermere të prekur ne fshatin Shtyllas nga zjarri i rënë ditën e sotme ku cdo familje numëron mbi 100 rrenje ullinj te përfshire nga flakët.Banoret shprehen se zjarri erdhi nga Levani dhe dyshohet i qellimshem nga barinjt e zones.
Fermeret shprehen se terreni i veshtire pengoj qe 3 zjarrefikeset Fier, Patos e Roskovec nuk mund te merrnin nën kontroll flakët. Kanë qenë edhe vetë banorët që kanë punuar me mjete pune të fikin zjarrin .
Në një prononcim për Fax Neës ata thanë se shteti duhet t’i dëmshpërblejë për këto rrënjë që u shkrumbuan pasi është burimi kryesor i të ardhurave dhe ata kanë paguar taksat në mënyrë të rregullt.
“Zjarri ka djegur gjithë ullinjtë, plot familje jemi prekur. Janë rrezikuar shtëpitë dhe kafshët shtëpiake. Ka dy orë që ka nisur zjarri dhe zjarrfikësja erdhi por rruga ka dëme dhe mezi kanë punuar prej terrenit të vështirë”- u shpreh një nga banorët.
“Do na mbesin fëmijët pa bukë, zjarri është i qëllimshëm nga cobanët. Ne me këto që u dogjën mbahemi, është bërë hataja, janë djegur ullinjtë dhe varrezat. Janë djegur shumë rrënjë ullinj dhe shpirti na e di se kemi derdhur djersë”-tha një tjetër.
(E.D/faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb