Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se futbollisti më i mirë në historinë e futbollit është braziliani Ronaldo “Fenomeni”.

Sulmuesi suedez e bëri këtë deklaratë në një intervistë për “Discovery Plus”, ku dhe tregoi arsyet për mendimin e tij.

“Ronaldo “Fenomeni”. Ai ishte lojtari më i kompletuar. Ka lojtarë që luajnë mirë, por për mua ai është futbolli vetë. Duke e parë të luajë, çdokush do të dëshironte të bënte si ai. Ai ka ndryshuar lojën plotësisht, mënyra se si lëvizte, mënyra se si driblonte. Sipas meje, është më i miri i historisë”, tha Ibrahimovic.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re