Kanalizimet në zonën e ish-kënetës së Durrësit janë kthyer në shqetësim prej shumë vitesh për banorët e zonës.

Kanalet e Larta në këtë zonë mbajnë erë shumë të rëndë, ndërkohë sa herë bie shi, uji del nga kanali dhe pushton rrugën që është po ashtu në gjendje të mjerueshme.

“Jemi në zonën e ish-kënetës për të bërë me dije një problematike prej vitesh në këtë zonë. Bëhet fjalë për kanalizimet. Një zonë që nuk ka parë asnjëherë investime për sistemimin e këtij kanali apo rrugës. Në kohën e zgjedhjeve, kjo rrugë u la përgjysëm. Banorët ngrenë shqetësimin jo vetëm për shëendetin, se aromën mund ta merrni parasysh vetë, por shqetësime dhe për rrugën që ka sjellë dëmtime për makinat e tyre. Qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i keq dhe kjo ka rritur rrezikun e përmbytjeve. Një pjesë e mirë e kanaleve në qytetin e Durrësit rrallëherë shohin investime. Janë 20 vite apo më shumë që ky kanal nuk ka parë asnjë ndëryrje. Nëse permendim ish- Kënetën, na vjen në mendje përmbytja që në zonën e dimrit është shumë prezente. Jo pak herë banorët ngrenë shqetësimin sidomos në kohën e përmbytjeve. Vec premtimeve dhe fjalëve që i japin paqe qytetarëve, vec këtij fakti, nuk ka pasur kurrë investim të mirëfilltë. Sidomos në kohë fushate është trumbetuar shumë investimi në këtë kanal”, raportoi gazetarja e Fax News, Kloida Gjuzi.

Një nga banorët thotë se nuk dëshiron fare të flasë për politikanët, sepse ata vijnë vetëm për fushata dhe më pas nuk duken më. Ai madje shtoi se i vjen zor kur i vijnë njerëz në shtëpi pasi mban shumë aromë të keqe.

“Janë dy kanale kullimi, që janë shumë të pista. Vetëm njëherë në 15 vite janë pastruar vetëm njëherë. Më vjen turp me të ardh njeri në shtëpi. Sot nuk do futëm në temën e politikës, sepse jemi ngopur me shumë premtime. Pjesa më e madhe kanë rënë në gjumë”, tha banori.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re