Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku diskuton me një qytetar tiranas në zonën ish-Parkut të Autobusave.

Po ashtu ai e siguron kryedemokratin se të gjithë zonën e Parkut në Tiranë janë ‘dorën e tij’, duke theksuar se janë të përgatitur masivisht të gjithë për zgjedhjet e  25 prillit.

Pjesë nga diskutimi:

Banori: Jam 67 vjeç.

Lulzim Basha: Si ke qenë?

Banori: Këtë zonën deri tek parku e ke të gjithë të dorës tonë. Jam tirans i hershëm.

Lulzim Basha: Jeni bërë gati për 25 prill apo jo?

Banori: Për shpirt të fëmijës po.

Lulzim Basha: Masivisht të gjithë?

Banori: Ne tiransit po vallaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re