Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin A.D 64 vjeç banues në Gjergjovë, Poliçan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

64 vjeçari është kapur në flagrancë teksa i janë sekuestruar 1.4 kg lëndë narkotike Cannabisativa, gjatë kontrollit që u ushtrua në shtëpinë e tij.

Njoftimi i Plotë

Berat

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.D., 64 vjeç, banues në Gjergjovë, Poliçan.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi A.D dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re