Presidenti i Republikës ktheu për rishqyrtim marrëveshjen  për zgjatjen me 13 vite të koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”, me argumetin se ai bie ndesh me ligjin e prokurimeve, pasi është bërë pa garë. Por, numri dy i Ministrisë së Financave, zv.ministrja Vasilika Vjero, e cila ka qenë pjesë e grupit negociator të kësaj marrëveshjeje, e pyetur nga gazetarja Rajmonda Lajthia hedh poshtë pretendimet e kreut të shtetit.

“Pjesa proceduriale e zgjatjes së këtij koncesini është bërë në përputhje me rregullat në fuqi dhe nuk bie ndesh me ligjin e prokurimit publik. Jemi brenda afati 35 vjeçarë të këtij koncesioni. Ka qenë një kërkesë e kompanisë për ta shtyrë këtë afat në këmbim të të cilit do të zbuten efektet e disekuilibrit ekonomik të konstatuar nga kompania audituese ndërkombëtare. Gjithashtu, në këmbim të zgjatjes është parashikuar edhe investimi prej 99 mln euro që do të ndryshojë edhe kategorizimin e këtij aeroporti, duke bërë që në të,  të ulen edhe avion transoqeanikë”, deklaroi Vjero në emisonin E-ZONE.”

Qeveria prej kohësh ka një raport të kompanisë audituese BDO, e cila konstatoi se pronarët kinezë të koncesionit prej vitesh kishin një disbalancë ekonomike, e cila kishte ardhur si rezultat i mospërputhjes së skenarit bazë me gjendjen faktike të veprimtarisë ekonomike, duke rritur ndjeshëm fitimet e kompanisë.

Tashmë aeroporti është pronë e një grupi investitorësh shqiptarë.