Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Federata zviceriane e futbollit thotë se Xhaka ishte grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Katar 2022, por shfaqi simptoma mëngjesin e së mërkurës dhe nuk ka luajtur as në miqësoren ndaj Greqisë

Zvicra pret Italinë më 5 shtator në Bazel, por llogaritë e formacionit duhet të bëhen pa kapitetin Xhaka.

Gjithashtu më 8 shtator Zvicra do të luajë me Irlandën e Veriut. Për Xhakën do të bëhet një tentativë të enjten me një test PCR dhe në rast se rezulton negative, atëhere ai mund të rikthehet të luajë.

Nga ana tjetër, Xhaka rezulton të mos ketë infektuar asnjë nga kolegët e tjerë tek Zvicra që ose kanë qenë të shëruar ose të vaksinuar ndaj COVID-19.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re