Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, përmes një konference për media bëri publike shifrën zyrtare të pjesëmarrjes në zgjedhjet e ditës së sotme. Celibashi u shpreh si rezultat i sondimit të kryer nga KQZ, pjesëmarrja në zgjedhje kap shifrën e 48.2%, ndërkohë që pritet raportimi i të gjitha qendrave të votimit për të patur shifrën e saktë.
“Ka filluar procesi i numërimit për zonën zgjedhore të Pustecit dhe ndërkohë është në përfundim dorëzimi i materialeve zgjedhore drejt qendrave të administrimit.
Ajo mund që mund të them është se dorëzimi i materialeve nga qendrat e votimit drejt qendrave të administrimit ka qenë konform ligjit.
Për sa i përket pjesëmarrjes, siç e kemi poblikuar edhe sot, niveli i pjesëmarrjes i sonduar nga KQZ është 48.2% Rezultati e plotë të pjesëmarrjes do ta kemi kur të përfundojë raportimi i të gjitha qendrave të votimit”, tha Celibashi.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb