Tashmë është zyrtare. Shqiptarët në 25 prill do t’u drejtohen kutive të votimit me një fletë me emra sikur e kërkonte Partia Demokratike dhe jo me numra sikur e dëshironte shumica socialiste.

Në fillim të mbledhjes, Ilirjan Celibashi njoftoi rrëzimin e kërkesës së PS-së duke mos e marrë në konsideratë për ta shqyrtuar kërkesën për modelin e fletës së votimit me numër, ndërsa u shpreh se versioni final do të jetë me emra në versionin horizontal.

Madhësia e fletës nuk ndryshon, nga qarku në qark, 30×60, por madhësia e shkrimit ndryshon nga një qark në tjetrin për shkak të numrit të kandidatëve. Emrat në Tiranë, janë me gërma më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.