Skip to content

Zyrtarizohet shkarkimi, humbja e thellë ndaj Kukësit mbyll eksperiencën e Ahmataj te Skënderbeu

Klubi i Skënderbeut dhe trajneri Juluan Ahmataj kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin e tyre, pas rezultateve negative të ekipit korçar. Por humbja e thellë përballë Kukësit duket se i ka bindur drejtuesit e Skënderbeut të ndërpresin eksperiencën e Ahmatajnë krye të ekipit juglindor.

Lajmin e ka dhënë vet klubi korçar përmes një njoftimi.

“Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.

I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!”, shkruan klubi Skënderbeut.

/faxweb