Gjashtë muaj para zgjedhjeve evropiane, Komisioni Evropian ka nisur një plan veprimi kundër dezinformimit në internet – fake news – duke i ftuar shtetet anëtare dhe shfrytëzuesve të rrjeteve të tilla si Facebook për t’iu kundërvënë kërcënimeve, të cilat më të larta shfaqen në Rusi, raporton AFP.

Komisioni njoftoi ngritjen e “sistemit të paralajmërimit të hershëm” në mes të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që të ndajnë të dhëna “në kohë reale” në lidhje me dezinformata të mundshme atë fushatës për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian në maj 2019.

Rrjetet sociale si Facebook, Tëitter dhe Google, të cilat në shtator nënshkruan një “kod sjelljeje”, janë të ftuar çdo muaj për të raportuar mbi veprimet e ndërmarra nga ana e tyre kundër keqinformimit.

“Ne kemi parë përpjekje të ndërhyrjes në zgjedhje dhe referendum, të cilat kanë shërbyer si prova për të sugjeruar se Rusia është burimi kryesor i këtyre fushatave”, u tha agazetarëve Andrus Ansip, zyrtar i linjës në Komisionin Evropian.

“Ne duhet të jemi unikë dhe të bashkojmë forcat për të mbrojtur demokracitë tona nga dezinformimi”, tha Ansip, duke prezantuar një plan veprimi përpara Komisionit Evropian.

 

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME