Pagjumësia është një prejpatologjive, të cilat prekin të gjithë në një moment të caktuar, ndonëse disapreken me gjatë, e disa për një periudhë më të shkurtër kohore.

Simptomat janë të njëjta për të
gjithë. Orët që duhet të pushoni, kthehen në këtë mënyrë në orët e makthit për
shkak të pagjumësisë, e cila jo vetëm po shkatërron netët tuaja, por ndikon
negativisht edhe në ditët tuaja, pasi duke qenë të pagjumë, nuk përqendroheni
dot ditën në punë dhe në asnjë aktivitet tjetër.

E megjithatë, ka disa mënyra shumë
efikase, të cilat nëse i përdorim mund të përmirësojnë gjendjen e gjumit tonë.
Janë metoda të përdorura më parë edhe nga gjyshërit tanë. Gjithçka, fare mirë
mund të niset edhe nga ushqimi.

Rregulli numër një: mos konsumoni
për asnjë arsye ushqim të rëndë para se të bini të flini, pra në vaktin e
darkës. Vështirësoni tretjen në këtë mënyrë dhe trupi juaj duke nisur prej
stomakut, nuk do të ndjejë rehati. Eliminoni në këtë mënyrë yndyrat e tepërta,
apo edhe ato të cilat përmbajnë tiroksinë, një aminoacid i cili vepron si një
stimulues i proceseve mendore, i cili gjendet në ushqime si mishi.

Kategorikisht duhet të evitoni edhe
pijet alkoolike, apo pijet që përmbajnë kafeinë, kafeja apo çaji. Edhe
patatinat, çokollatat janë ushqime që shkaktojnë një efekt zgjues, ndaj
evitojini para se të flini gjumë.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re