Pas votimit në Kuvendin e Kosovës të Rezolutës dhe Ekipit Dialogues me Serbinë, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur se  ky është një hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Haradinaj, shkruan se nga sot, këtij procesi Kosova do t’i qaset më e përgatitur.

 

“Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve dhe përmbylljes së shumë temave të hapura. Miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional.

Me veprimin e sotëm, këtij procesi i qasemi më të përgatitur, më të përgjegjshëm dhe më legjitim. Falenderoj të gjithë deputetët që ishin ne sallën e Kuvendit dhe të gjithë ata që votuan PRO. Ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile, organizatat dhe personalitete të tjera të rëndësishme t’i bashkohen këtij procesi, për ta përfunduar dialogun me një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në Librin me shumë kapituj të propozuar javën e kaluar dhe duke e finalizuar me njohje reciproke.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re