Neritan CEKA

“Monumentet” Tiranë 1973 ( 5-6 ) fq 121-134.
Shoqërohet me 14 figura dhe 3 tabela. Rezultatet e dy ekspeditave, Kalaja e Mbolanit, pozicioni, linja dhe teknika e ndërtimit të murit. Akropoli. Godinat e banimit. Kalaja e Mbolanit i takon fundit të periudhës së parë të hekurit.
Autori mbasi ka bërë një përshkrim të pozicionit gjeografik të kalasë dhe kufizimet e afërta të kalasë së Mbolanit, përshkruan dhe muret rrethuese që janë me një teknik të thjeshtë që përshkojnë në përgjithësi drejtimin e vijave rrushkulluese. Muri rrethues është 660m dhe sipërfaqa rreth 3 ha. Në brëndi të kalasë, ka rënoja të godinave të banimit të cilat kanë forma katërkëndëshe të punuar me gurë të thjeshtë. Këto i takojnë një periudhe më të vonë se muret rrethuese dhe kanë veçoritë e ndërtimeve të godinave të periudhës qytetare ilire. Këtu ka mjaft qeramikë të periudhës së pushtimit romak.
Kalaja e Mbolanit si vetë tipet e ndërtimeve të periudhës së parë të hekurit , qëndron në kohë afër periudhës qytetare.
Përpjekjet për identifikimin e disa qëndrave antike.
Rrethi i kalasë Prishtë, pozicioni, teknika e ndërtimit, krahasimi me kala të përafërta, i takon shekullit të IV p.e.sonë.
Gradishta e Peshtanit, pozicioni, teknika e murit i takon shekullit të IV. p.e.sonë.
Peshtani Mal vendbanimi “ varri monumental”.
Në vëndin e quajtur Lajthi dhe Ara e Madhe gjënden gjurmë të një vëndbanimi fshatar që ka vazhduar të banohet që nga periudha qytetare ilire deri në kohën e vonë antike.
Me këtë periudhë lidhet dhe varri monumental.
Kalaja e Skraparit, pozicioni, muri rrethues, përmendet për herë të parë në vitin 1336. Ndërtimet e mëvonëshme i takojnë periudhës turke.
Ura e Sharrovës. Bazamenti i saj mendohet të jetë i periudhës romake.
Këto materiale janë të përkthyer dhe në frëgjisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re