Dëbora ka zbardhur disa prej qyteteve veriore të Shqipërisë. Dibra, Bulqiza e Peshkopia janë përfshirë nga reshjet e dëborës.

BalkanWeb mëson se në disa fshatra në Dibër mungon energjia elektrike.

Në disa prej njësive administrative, trashësia e borës arrin deri në 50 centimetra, në Lurë dhe Kalanë e Dodës.

Të njëjtën trashësi ka arritur bora dhe në Trebisht dhe Ostren të Bulqizës.

Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi.

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re