Ndryshimet klimatike dhe hormonale, një gjendje e caktuarshëndetësore, stresi dhe mungesa e lëndëve ushqyese janë disa nga arsyet erënies së flokëve.

Por ekspertët rekomandojnë njerëzit që të konsumojnë ushqime
të pasura me flavonoide që forcojnë folikulat e flokëve, ushqime të pasura me
hekur për të shtuar numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ushqimet e pasura
me proteina ndihmojnë në rritjen e flokëve, transmeton Klan Kosova.

Këto janë disa nga ushqimet që luftojnë rënien e flokëve,
sipas ekspertëve:

Veza

Të pasura në proteina, vezët ndihmojnë në rritjen e prodhimit
të kolagjenit.

Lëndët ushqyese kryesore: Vitaminat A dhe D, karotine,
luteinë, zink dhe proteina

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë të pasura në proteina dhe zink dhe
ndihmojnë në forcimin e imunitet, duke çuar kështu në rritje të flokëve.

Lëndë ushqyese ka: Zink, hekur, fosfor, magnez, kopër,
proteina.

Frutat e pyllit

Janë të pasura me vitaminë C që rrit në mënyrë natyrale
prodhimin e kolagjenit, frutat po ashtu ndihmojnë gjithashtu në absorbimin e
hekurit.

Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në kokë, ndërkohë
që antioksidues mbrojnë folikulat nga dëmtimi nga radikalet e lira.

Perimet e jeshilta

Perimet e gjelbra si spinaqi, lakra, lakërishte etj
ndihmojnë në prodhimin e keratinës, një lloj proteine që forcon folikulat e
flokëve.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re