E ka mbyllur karrierën e tij në spitalin e Shkodrës, me një lamtumirë, mjeku Luan Dragusha, i cili la Amerikën për të punuar në vendin e tij, por përfundoi në pranga, pas furtunës me disa të arrestuar në këtë spital.

Ne faqen e tij ne Facebook, mjeku Dragusha shprehet gjithsesi falenderues ndaj Shkodres, duke nderkohe qe ka postuar nje seri fotosh me kolege ne spital, ne proces pune, me nje pankarte “The end”.

“Sot ishte dita e fundit ne Hemodinamiken e Shkodres! Faleminderit Shkoder… I did it my ëay”- shkruan ai.

Historia e mjekut, nga kthimi te arrestimi

Mes mjekëve të arrestuar ne Shkoder pak kohe me pare ishte edhe kardiologu Luan Dragusha. Ai u bë i njohur vitin e shkuar pasi zgjodhi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu shërbyer qytetarëve të Shkodrës. Mjeku u mbajt ne qeli per tri dite dhe me pas u la i lire.

Kujtojme se kthimi nga SHBA i mjekut u postua në rrjetin social edhe nga Kryeministri Edi Rama. Ai e trajtoi këtë si një histori suksesi në sistemin shëndetësor, për shkak se Dragusha kishte lënë SHBA-në për të ardhur për të punuar si mjek kardiolog në Shkodër. Tashmë, mbi Dragushën është vendosur masa e arrestit me burg dhe ajo e pezullimit nga detyra.

“Unë, në radhë të parë, jam shkodran. Jam nga ata shkodranët e vjetër dhe gjithë të afërmit i kam në Shkodër. Pavarësisht se në spitalet private bëhet mjekësi, mendova se në Shkodër do të merrja më tepër sadisfaksion nëse do të trajtoja njerëzit e mi. Ka shumë që thonë se e duan vendin e tyre, por gjithsesi ikin. Ndoshta këtë vendim e marrin për arsye ekonomike, por unë nuk jam në atë nivel ekonomik për të ikur jashtë. Për mua ka më tepër rëndësi marrja e sadisfaksionit kur mjekoj njerëzit e qytetit tim”, tregonte Dragusha në një intervistë të pak kohëve më parë./panorama

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re