Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nga mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, pasi është i frikësuar për fatin e popullit të tij dhe rajonit.

 

“Serbia ka bërë prekjeje të tepërta për të ruajtur dhe mbajtur paqen dhe stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u përmbajtur nga reagimet që vinin nga Prishtina”.

 

Gjithashtu kreu i shtetit serb është shprehur se Prishtina ka pasur të vetmin obligim të arritur në marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai ka qenë formimi i Asociacionit të komunave serbe.

 

Vuçiç ndër të tjera pohoi se i kanë lutur që mos të shkohet në votim të anëtarësimit të plotë në INTERPOL dhe UNSECO, por kanë shkuar në votim, duke llogaritur në votat e Amerikës dhe shteteve tjera, por kanë dështuar dhe për këtë pastaj filluan ta fajësojnë Serbinë.

 

“Tarifa e vendosur nga Kosova në kundërshtim me CEFTA-n dhe BE-në, duke vendosur në fillim 10% dhe pastaj e ngritën atë në 100%, duke e mbyllur çdo tregti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kanë vënë në rrezik një komunitet të tërë serb në Kosovë”.

 

Ndërsa i pyeti se nga e cila e drejtë u nxor dokumenti për të formuar Ushtrinë e Kosovës.

 

“Në asnjë dokument. Këtë nuk e  gjënë as në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim. Pa papritmas dhe befasisht marrin mbështetje të madhe nga vendet perëndimore. Para pesë minutave e mora një dokument  ku thuhet se ‘fillimi i proceseve të transicionit është e drejtë sovrane’. Unë ju pyes nga cili nen dhe paragraf është nxjerr kjo e drejtë? Unë ju them nga askush. Pasi është interpretim tejet i dobët i disa vendeve, sepse është interes i tyre politik”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re