Autoritetet armene kanë arrestuar 70 qytetarë, duke përfshirë edhe dy të dyshuar për përgatitjen e bombave gjatë protestave kundër ish-presidentit dhe kryeministrit të zgjedhur Serzh Sargsyan.

Rreth 40000 demonstrues u mblodhën sot në kryeqytetin armen, Jerevan, për të kërkuar largimin e kryeministrit Sargsyan.

Protestat janë duke u mbajtur që nga zgjedhja e kryeministrit Sargsyan. Organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për respektim të lirisë qytetare për të protestuar në këtë vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re