Aeroplani që është rrëzua sot në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, që rezultoi me vdekjen e dhjetëra pasagjerëve, i ishte afruar pistës së vetme që ka aeroporti, nga drejtimi i gabuar, tha sot menaxheri i aeroportit, Raj Kumar Quater.

Sipas AP-së, një rekord i bisedave të pilotëve dhe kontrollit të trafikut ajror, tregon se ka pasur konfuzion sa i përket drejtimit nga i cili duhet të mbërrijë aeroplani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re