Bursat kryesore evropiane u mbyllën sot me rritje, duke përfituar veçanërisht nga dobësimi i euros, që favorizon eksportet dhe sektorin e naftës nga rritja e çmimit të arit të zi.
“Dobësimi i euros ka mundësuar për tregjet evropiane të shkojnë përpara”, theksoi Daniel Larrouturou, drejtor i përgjithshëm i deleguar i “Diamant Bleu Gestion”.
Euro është dobësuar sërish pas disa ditëve në rritje përballë dollarit që i vendosi vendet evropiane nën presion.
Rreth orës 18:00 GMT, euro u vlerësua me 1,2028 dollarë, pasi arriti të martën 1,2081 dollarë, niveli më i lartë në katër muaj.
“Treguesit evropianë kanë mundur të përfitojnë nga stimulimi reciprok i vlerave lidhur me lëndët e para pas niveleve të tjera më të larta arritur nga çmimet e naftës dhe dinamizmi i sektorit teknologjik në SHBA”, shtoi Larrouturou.
Sot, Eurostoxx 50 ishte në rritje me 0.56 për qind.
Në Frankfurt, treguesi Dax ka fituar 118,43 pikë (+0,92 për qind).
Bursa e Parisi ka rifituar terren (+0,81 për qind) duke përfituar nga dobësimi i euros./KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re