Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se për çdo ecuri të zgjedhjeve mund të njoftohen në uebfaqen e KQZ-së e cila po vazhdon të sjellë direkt numërimin e votave në vendvotime.

“Numërimi i fletëvotimeve bëhet për një kohë të shkurtër në vendvotim, por procesimi apo shfaqja e tyre mund të marr kohë dhe ka një dinamikë në bazë të vendvotimeve. Po besojmë se do të arrijmë të shfaqim rezultatet deri në mesnatë” – tha Valmir Elezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re