Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër  për çmimet e dhomave të hoteleve që më e pakta janë 10-fishuar për finalen e Conference League që do të mbahet në kryeqytetin tonë më 25 maj.

 

Ai thotë se dy vendet, Italia dhe Holanda që do përfaqësohen me skuadrat e tyre në këtë finale, kanë hapur dyert për 30 vite për shqiptarët.

 

“1000 euro nje dhome hoteli ne Tirane? 1500/2000 euro nje apartament ne Tirane? Po turp a keni? Kjo eshte grabitje, zhvatje, nje dem kolosal per ate qe ne jemi dhe, ne nuk jemi te tille!

Po e bejme kete turp ndaj njerezve të dy vendeve qe na kane mirepritur prej 30 vitesh, dyer hapur per cdokend!

Nuk po ju kerkon kush te hapni hotelet e shtepite e dyta e te treta falas; Asfare! Po kerkoj te ndalet kjo grabitje, kjo zhvatje! Kaq!”, shkruan Braçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re