Është zhvilluar këtë të enjte ceremonia e Ndarjes së Granteve të Projektit “BE për Bashkitë”. Aktiviteti u mbajt në Parkun “Mbretëresha Geraldinë” në qytetin e Burrelit.

 

Pas një procesi konkurues me 37 aplikime, gjashtë bashkitë Mati, Shkodra, Puka, Berati, Gjirokastra dhe Përmeti do të mbështeten me grante me vlerë nga 100,000 deri në 200,000 mijë Euro, për një total prej 1.1 milion Euro për të rehabilituar dhe modernizuar infrastrukturën lokale, përmirësuar shërbimet vendore dhe për të promovuar zhvillimin e ekonomisë lokale. Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj falenderoi delegacionin e BE në vendin tonë për mbështetjen financiare që poi jep Matit.

 

Përfaqësuesja e Delegacionit të BE në vendin tonë Lenka Vitkova tha se projektet cilësore do të gjejnë edhe në vazhdim mbështetjen e BE.

 

Më pas përshëndetën Drejtori i Përgjithshëm, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore Enea Hoti, Drejtori Ekzekutiv i NALAS Kelmend Zajazi, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore Adelina Farrici.

 

Pas përshëndetjeve përfaqësuesit e bashkive fituese bënë një prezantim të shkurtër të projekteve. Bashkia e Matit ka fituar mbështetje financiare për projektin e rikonstruksionit të Pallatit të Kulturës Burrel, prezantim të cilin e bëri Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës, Elson Reçi.

 

Në fund të aktivitetit kryetarët e përfaqësuesit e 6 Bashkive fituese firmosën kontratën e financimit me drejtuesit e projektit “BE për Bashkitë” një projekt pionier i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re