Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve respektive.

Marrëveshja, që u nënshkrua sot në Prishtinë dhe ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili,  ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe e cila vlerësohet të jetë e rëndësishme në këtë sektor.

Japonia në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës, por që nga shpallja e pavarësisë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ato kanë thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dy-palësh dhe shumëpalësh në shumë fusha. /Kosova.info/

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re