Duke nisur nga janari, çdo bankë e nivelit të dytë do të jetë e detyruar me kërkesë të klientit të hapë pa kosto një llogari bankare për shtresat vunerabël. Për rrjedhojë ata do të pajisen me një kartë. Bëhet fjalë për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike apo dhe çdo individ tjetër që përfiton mbështetje nga shteti.

Qëllimi është përfshirja në tregun financiarë të një kategorie të madhe të popullatës, e cila sot ka një potencial prej 700 mijë individësh. Aktualisht të dhënat nga banka e Shqipërisë flasin se ka një tendencë në rritje të kartave bankare, ku deri në shtator të këtij viti numri total arriti në 1 milion e 418 mijë, apo rreth 50 mijë karta më shumë nga fundi i vitit 2022.

Rritje të lehtë ka pësuar edhe përdorimi i kartave të kreditit. Në tremujorin e tretë ky numër arriti 118 mijë, ose rreth 6 mijë më shumë se fundi i vitit të kaluar.

Ligji i ri i miratuar për llogarinë bazike të pagesave, duket se do ti japë një shtysë më shumë përdorimit të kartave. Deri më tani sipas bankës rreth 70 % e popullsisë kanë një llogari bankare. Dekurajimi i përdorimit të parave “cash” për pagesa, vjen në një  moment kur kërcënimi kryesor i digjitalizimit janë sulmet kibernetike. Shqipëria është përballuar me sulme të tilla jo vetëm të shërbimeve publike, por edhe në kompani private. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re