Pas një studimi që ka zgjatur prej plot 17 vitesh, shkencëtarët kanë arritur të nxjerrin nga një minierë në Ontario (Kanada) një ‘artefakt’ të bllokuar mes gurëve dhe që rezulton të jetë 1.6 miliard vjeçar.

Dhe ky “artefakt” është ujë, një ujë miliarda vjeçar që kishte mbetur i bllokuar mes gurëve të minierës “Kidd Creek”.

Zbulimi u bë rreth 2.4 kilometra nëntokë, teksa studiuesit ndoqën të çarat nëpër gurë, derisa zbuluan ujin. Uji është të paktën 10 herë më i kripur se uji i detit.

Mosha e ujit nuk u zbulua menjëherë, pasi mostra të tij u dërguan në universitetin e Oksfordit dhe u testuan me një spektrometër. U deshën plot 4 vite testime për të konfirmuar në mënyrë të saktë vjetërsinë e ujit.

Mostra e ujit përmbante po ashtu dhe disa mikrobe krejt të veçanta që në planet janë gjetur vetëm në dyshemenë e oqeanit. Ky lloj bakteri kurrë nuk ishte gjetur në tokë dhe ishte një ndër të dhënat që sugjeronte se uji mund të ishte shumë i vjetër.

Tashmë mostra e këtij uji është vendosur në muzeun e shkencës në Kanada, si artefakti më i vjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re