Sizmiologu shqiptar Rrapo Ormeni ka vënë në dukje edhe njëherë se ora dhe vendi i saktë se ku ndodhin tërmetet nuk është i parashikueshëm, por nga ana tjetër shkenca na tregon për “ciklet” që kanë tërmetet në tërësi.

Në lidhje me tërmetin e të shtunës sizmiologu u shpreh se lëkundjet zgjatën 17 sekonda.

Ormeni: Një tërmet i tillë nuk ka ndodhur që nga 79-ta, ky është tërmeti më i fortë që ka ndodhur që nga ajo periudhë. Tërmeti i vitit 1979 ka qenë më i fortë, shumë herë më i fortë se ky. Nëse ky ka qenë 5.8 rihter ai ka qenë 6.9 rihter.

Zgjatshërmia e tërmetit ishte 17 sekonda dhe thellësia e këtij tërmeti ishte 30 km kjo ishte arsyeja sepse efekti në sipërfaqe ishte më i vogël..por dhe u ndje në një zonë më të madhe duke kapur edhe Tiranën sa më e madhe të jetë thellësia aq më e madhe është zona e ndjeshmërisë në sipërfaqe. Tërmetet e tjera që e pasuan sipas ligjeve sizmologjike janë normale, sepse kur ndodh një thyerje që gjeneron këtë tërmet me magnitudë 5.8 rihter atëherë çlirohet energjia më e madhe me goditjen kryesore, por nuk çlirohet e gjitha një pjesë e energjisë ka mbetur e paçliruar dhe derisa të vendoset ne gjendjen e ekuilibrit kjo energji do të çlirohet me anë të këtyre tërmeteve të vegjël.

I ftuar në emisionin Opinion, Ormeni tha se Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet relativisht të lartë sizmik, por krahasuar me Greqinë, Italinë apo Turqinë, tërmetet në Shqipëri janë shumë më të vogla. Ormeni më tutje tha se sipas studimeve ka periudha të qetësisë sizmike por edhe periudha të aktivizimit të tyre. Sizmiologu shpjegoi se Shqipëria mund të goditet një herë në 100 vite nga një tërmet me magnitudë 6 të shkallës rihter dhe një herë në 500 vjet me një magnitudë 7, tërmete të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Ormeni: Parashikohen për disa vjet. Vendi ynë sipas studimeve sizmiologjike. Ka periudha të qetësisë sizmike dhe periudha të aktivizimit. Ne jemi në një periudhë qetësie dhe mbas kësaj vjen aktivizimi. Shqipëria është vend sizmik por është fat për Shqipërinë dhe Italinë….Një tërmet 4.5 është i zakonshëm çdo vit. Një tërmet me magnitudë 5 bie në 4-5 vjet, një tërmet me magnitudë 6 bie në 100 vjet, ai me magnitudë 7, bie në 500 vjet. Greqia, Italia dhe Turqia kanë tërmete mbi 7, për ne jemi me fat që nuk kemi tërmete të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re