Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën dytësore Laç – Milot.
Mjeti tip kamion me drejtues një 40 vjeçar nga Laçi përplasi një ciklomotorr me të cilin ishin duke udhëtuar një 52 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij.
Si pasojë e plagëve të shumta, ndërroi jetë në vend drejtuesi i ciklomotorrit, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë, duke u transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Vijon…
