Skip to content

1 javë nga shpërndarja, Kuvendi ngre komisionin për Vettingun në drejtësi

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për Përzgjedhjen e Kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.

Sipas vendimit të Kuvendit, përbërja e komisonit do të jetë:

Nga grupet e shumicës parlamentare caktohen deputetët:

Ulsi Manja Kryetar

Klotilda Bushka Anëtare

Alket Hyseni Anëtar

Adnor Shameti Anëtar

Vasilika Hysi Anëtare

Elena Xhina Anëtare

Nga grupet e pakicës parlamentare caktohen deputetët:

Myslim Murrizi Nënkryetar

Nimet Musai Anëtar

Edmond Stojku Anëtar

Arlind Çaçani Anëtar

Halil Jakimi Anëtar

Klajdi Qama Anëtar

12 anëtarët kanë një javë kohë për të zgjedhur anëtarët zëvëndësues në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik.

Vendimi për ngritjen e ketij komisioni u miratua në seancën plenare të kësaj të enjte ku me kërkesë të grupitparlamentar të PS, Taulant Balla u ndrushua dhe rendi i ditës i seancës plenare.