1 Maji, ajo që dikur nën komunizëm quhej me gjuhë proletare “Dita e Solidaritetit Ndërkonbëtar të Punonjësve”, është kremtuar në një formë me një Panair Pune në qendër të Tiranës.

I pranishëm në këtë event më shumë halli e aspak argëtimi, kryeministri Rama përçoi mesazhin e  luftës kundër  psikologjisë së “një vendi pune në shtet”, apo të “punës që të troket të dera”.

“Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende punë, por duhet të kuptohet se puna nuk është vetëm punë shteti dhe puna nuk të vjen në shtëpi. Duhet të funksionojmë si një forcë e madhe lëvizëse që të shtyn drejt sektorit privat. Që ekonomia të rritet duhet të punojmë të gjithë së bashku. Këtu ka nga të gjitha kompanitë. Rritja e mundësive për punë është reale”, u shpreh shefi i qeverisë.

Prej kur morri në dorë qeverisjen e vendit, Rama ka promovuar bindjen se “punë ka, por nuk ka specialistë”, përkthyer kjo si mungesë e profesionistëve në fusha të caktuara ku ka kërkesa për shërbime.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re