Dita ndërkombëtare e punëtoreve është pritur me protesta në rajon dhe ne mbarë botën. Me pankarta në duar, qytetarët e Kosovës kanë kërkuar rritje të pagës dhe respektimin e Kodit të Punës.

 

Në Stamboll policia arrestoi shume protestues gjatë marshimit në sheshi Taksim.

 

Qindra mijëra punëtorë,nga lindja në perëndim, kanë artikuluar të njëjtat kërkesa: paga më të mira, siguri në punë si dhe respektimi i orarit.

 

Në Nju Jork protestës për të drejtat e punëtorëve i janë bashkëngjitur edhe emigrantët, të cilët kërkojnë nga punëdhënësit respektimin e rregullave të punës dhe jo diferencim.

 

Por tubime në këtë ditë janë shënuar edhe ne shume vende te lindjes.

 

1 Maji lidhet me protestat e përgjithshme dhe të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos më 1 maj të vitit 1886.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re