SHKODER-VLORE– Shoferët e taksive 4+1 që janë të licencuar në Shkodër dhe në Vlorë në ditën e 1 majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve kanë zgjedhur të protestojnë kundër informalitetit.

Taksistët në Shkodër kanë vendosur mbishkrime në mjetet e tyre “Kundër informalitetit”, teksa kanë bëre një xhiro demonstruese në rrugët kryesore të Shkodrës.

Ata shprehen se mjetet që punojnë në të zezë dhe të palicensuar po i dëmtojnë maksimalisht nga ana ekonomike.

Taksistët i bëjnë thirrje bashkisë, policisë dhe krimit ekonomik që të ndërhyjnë për të luftuar informalitetin sepse janë drejt falimentimit.(d.d/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re