Pas premtimit të kryeministrit Edi Rama se të prekurit nga tërmeti që humbën shumë familjarë në këtë tragjedi do të marrin për gjithë jetën 1 milionë lekë në muaj pension, tashmë çdo gjë është zyrtarizuar.

Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohet për akordimin e trajtimit të posaçëm financiar për të gjithë jetën për personat që ju shkatërruan familjet duke humbur njerëzit e tyre nga tërmeti tragjik i së martës së kaluar.

Lista e personave që përfitojnë këtë pension:

Lindita Cara
Albert Cara
Aleks Çupi
Albert Lala
Denisa Greku
Marjana Rexhepi
Femi Vata
Pranvera Qato
Diana Steneci

Rama mblodhi sërish qeverinë. Kryeministri i bën thirrje qeverisë që identifikojë përgjegjësit e ndërtimeve.

Ai premtoi se do të ndërtojë në një plan afatgjatë 10 mijë banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë. Ai premtoi se në Tiranë, Durrës dhe Kurbin do të ndërtohen lagje të reja.

Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re