Një sasi rekord cigaresh kontrabande është kapur në Portin e Durrësit. Administrata Doganore njofton se ka sekuestruar 1 milionë paketa cigare që po hynin kontrabandë në Shqipëri. Cigaret ishin me orgjinë nga India.

Drejtori i ri emëruar i doganave, Genti Gazheli tha se ky aksion u bë i mundur falë edhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Nëse kjo sasi paketash do të hidhej në treg, vlera do të arrinte në 168 mijë euro. Dogana thotë se ka kallëzuar penalisht këtë çështje në Gjykatën e Durrësit, nën akuzën e veprës penale “kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re