Drejtorja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho u shërua pas një muaji nga koronavirusi. Lajmin e dha vetë ajo në “Facebook”, ku njoftoi se pas 30 ditësh betejë me sëmundjen, më në fund po lë spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Në spitalin “Shefqet Ndroqi” për 1 muaj në luftë për jetën. Por ja dola …. Të dashur miq , mikesha e të afërm. Ju falënderoj nga zemra secilin nga ju një për një për mijëra sms-të e dërguara në telefonin tim e telefonatat pafund që interesoheshit çdo ditë për shëndetin tim edhe pse unë nuk mund t’i përgjigjesha asnjeriu 😔. Vështirësia në frymëmarje ishte shenja kryesore që dha alarmin që jeta ime ishte në rrezik. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” për 1 muaj ne luftuam, por në fund ja dolëm.”

Braho falenderoi dhe vlerësoi mjekët që janë përkujdesur për të. Ajo tha se stafet tona mjekësore janë më të mirat.

“Ne shqiptarët jemi me fat që kemi në ekipet tona mjekë ekselentë që na i ka zili dhe 🌍 për pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator 😍�� 👏. Unë sot e kam shpirtin plot për atë që mjekësia heroike shqiptare bën për secilin nga ne. Mirënjohje pafund 👏👏👏👏. Falenderoj Ogertën, ministren e Shëndetësisë që çdo ditë interesohej për ecurinë e sëmundjes time. Jam shumë e emocionuar se heronjtë e “Shefqet Ndroqit” meritojnë shumë më shumë fjali të spikatura, por emocionet e ditës së parë kur del nga spitali janë të mëdha.”

Vjollca Braho këshilloi që të gjithë të respektojnë masat, duke mbajtur maskën në ambientet e mbyllura dhe duke larë sa më shpesh duart.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re