Oficerëve të Policisë Tiranë u janë paguar orët që kanë punuar jashtë orarit. Me urdhër të nëndrejtorit të Policisë Tiranë Dhimitraq Ziu, Policët kanë marrë nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë të reja shpërblim, pavarsisht se kanë punuar prej më shumë se 1 muaji jashtë orarit.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se Policët kanë marrë shumë më pak, nga ç’kanë punuar jashtë orarit. Pjesa më e madhe e fondit është shpërndarë për drejtuesit e Policisë Tiranë dhe për një grup prej 60 personash. Këta të fundit kanë marrë nga 40-60 mijë lekë të reja, ndërkohë që Policët e thjeshtë janë paguar nga 2-3 mijë lek.

Kjo është pagesa e muajit nëntor 2018-të, që pavarsisht se u jepet me vonesë policëve nuk u jepet e plotë, duke mos marrë asnjë shpjegim nga Financa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re