Fotoja e mëposhtme i përket Sarës dhe Krisit, burrë e grua prej disa vitesh. Përgjatë tre viteve, ata kishin tentuar të krijonin familje, por dukej e pamundur. Pas shumë vizitave e mjekimeve të ndryshme, mjekët i kishin thënë Sarës, se kishte afro 1% mundësi për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale.

Sarah dhe Chris Howell (Photo credit: Sarah Howell / SWNS)

Në këto kushte, Sara së bashku me Krisin vendosën të nisin procedurat për të adoptuar një foshnje. Përgjigja erdhi dhe çifti u bë me fëmijë. Edhe pse jo fëmija i tyre biologjik, gëzimi ishte i jashtëzakonshëm.

Sara dhe Krisi duke puthu vajzen e adoptuar (Photo credit: Sarah Howell / SWNS)

Por dukej se lajmet e mira nuk kishin përfunduar për ata. Sara kishte mbetur shtatzënë dhe lajmin e kishte mësuar vetëm 1 orë para se të merrte njoftimin se do të mund të adoptonin një fëmijë. Një gëzim i dyfishtë, një mrekulli që burrë e grua e prisnin prej të paktën 3 vitesh.

Foshnja që çifti kishte adoptuar ishte një vajzë. Gjithçka shkonte mirë derisa 5 ditë më vonë, prindërit biologjik të foshnjes kishin telefonuar në spital. Ata kishin ndërruar mendje dhe kishin vendosur se do të mbanin vajzën.

“Po e ushqeja vajzën kur na erdhi lajmi. U ndjeva e dëshpëruar e vijoja të pyesja tim shoq, mos po tallen”kujton Sara.

Të dy u ndjevë keq që do duhej të hiqnin dorë nga vajza. Sara veçanërisht u ndje tronditur dhe i frikësohej mundësisë se mund të humbte dhe fëmijën që mbante në bark tashmë.

“T’i thoja lamtumirë asaj vajze, ishte një dhimbje që nuk e përshkruaj dot me fjalë. Ishte një goditje, sepse ajo na dha ndjesinë e prindërve”-tregoi Sara.

Pas disa muajsh, Sara lindi fëmijën e saj. Ishte një djalë.

Djali i çiftit (Photo credit: Sarah Howell / SWNS)

“Kur e mora tim bir në kraharor, e gjeta veten duke falenderuar Zotin e madh, që më dha këtë mrekulli”-tregoi Sara.

Pavarësisht ardhjes në jetë të fëmijës së tyre biologjik, çifti vendosi një vit më vonë, që të adoptojë sërish një fëmijë.

(Photo credit: Sarah Howell / SWNS)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re