Skip to content

1 orë më shumë liri për qytetarët dhe bizneset, çfarë do të ndodhë me lokalet e natës (Rregullat që hyjnë në fuqi sot)

lokal nate disko parti feste

Ilustruese

Prej ditës së sotme të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë në mbrëmje, pasi lejimi i lëvizjes do të jetë deri në mesnatë.

Ora policore do të shtyhet me 1 orë, pra nga 23:00 do të bëhet 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00, që ka qenë dhe një nga kërkesat e vazhdueshme të bizneseve që sipas qeverisë është e panegociueshme.

Ndërkohë që lokalet e natës ligjërisht do të vijojnë të jenë të mbyllura, edhe pse ne jemi dëshmitarë se shumë lounge bar, vazhdojnë aktivitetin e tyre në zonat e preferuara të kryeqytetit.

/faxweb