Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Demokratike, një orë para se t’i kthehen Kuvendit pas dy vite e gjysmë mungesë. Në selinë e PD, po vijnë deputetë të grupit parlamentar, ku pritet të bëhet mbledhja e parë vetëm pak orë para fillimit të legjislaturës së 10-të parlamentare.
Ditën e djeshme u mor vendimi i papritur për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së dhe si pasojë pati shumë reagime të ndryshme.
Që prej shpalljes së këtij vendimi, pati një reagim nga mbështetësit e PD të cilët kanë paralajmëuar një protestë para selisë blu. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse paralajmërmi i bërë do të realizohet ditën e sotme.
Lulzim Basha nuk ka mbërritur ende në selinë blu, prezentë janë vetëm disa deputetë të PD-së që po presin fillimin e mbledhjes. Ka mbërritur Agron Gjekmarkaj, ende nuk ka mbërritur Flamur Noka i cili ditën e djeshme u shpreh kundër vendimit të marrë nga Lulzim Basha.
Ndërkohë ish kryeministri Berisha është parë mëngjesin e ditës së sotme teksa mbërrinte në apartamentin e tij në Tiranë, teksa mbrëmjen e djeshme siç duket prononcimet e tij në emisionet televizive mund t’i ketë bërë nga shtëpia tjetër në zonën bregdetare. Prej shtëpisë së tij pritet që të drejtohet drejt Kuvendit ku do të mbahet seanca e parë parlamentare e legjislaturës së 10-të.
Ku ka fjetur mbrëmë Berisha dhe kë mund të ketë takuar pasi paralajmëroi se mund të krijojë lëvizje të re? Kthehet në mëngjes në Tiranë (VIDEO)
(B.V/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb